E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ligji i dosjeve,KE:Nuk i përmbush kriteret

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Europës Terry Davis në një deklaratë është shpreh shqetësim që ligji i lustracionit i miratuar nga parlamenti shqiptar më 22 dhjetor nuk i përmbush kriteret. Sipas tij analiza e bërë nga ekspertët e Këshillit të Europës ka evidentuar disa probleme në lidhje me standartet e Këshillit të Europës. Ndër këto probleme përfshihen shtrirja tepër e gjerë të ligjit dhe përsa i përket kategorive të zyrtarëve, që mund të preken dhe fakti që ligji përfshin persona qe aktualisht janë në detyrë, paanësinë dhe proporcionalitetin e proçedimeve te lustracionit dhe rreptësinë e sanksioneve të parashikuara dhe fakti që nuk ka një limit kohor. Gjithashtu në deklaratën e tij sekretari Davis shton se Këshilli i Europës është i gatshëm t'u ofrojë autoriteteve shqiptare këshillim dhe asistencë në gjetjen e mënyrave për të arritur objektivin legjitim të trajtimit të së kaluarës në përputhje të plotë me standartet e Këshillit të Europës

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›