KE-ja reagon për ligjin e dosjeve

Këshilli i Europës ka reaguar sot për ligjin e dosjeve. Sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Europës Terri Davis ka shprehur shqetësimin për këtë ligj. Sipas tij ligji i dosjeve ka një sërë problemesh prandaj nuk i përmbush kriteret. Davis shton se ligji u analizua nga ekspertët e KE-së dhe janë evidentuar probleme serioze . Sipas ekspertëve të Këshillit të Europës një nga problemet është shtrirja tepër e gjerë e ligjit dhe në të përfshihen edhe persona që aktualisht janë në detyrë. Problem tjetër i evidentuar nga ekspertët është fakti që ky ligj nuk ka një limit kohor dhe ka një rreptësi të sanksioneve të parashikuara në ligj.