E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha, në 12:30 konferencë të jashtëzakonshme

Kryeministri, Sali Berisha

Tiranë, 16 Janar, 11:45, NOA - Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha pritet të dalë në një konferencë për shtyp, që sipas burimeve është cilësuar si e jashtëzakonshme.

Burime nga kryeministria thanë për agjencinë NOA se, konferenca do të zhvillohet në orën 12:30 minuta dhe kryeministri do të mbajë një fjalë të tij, e më pas do tu përgjigjet dhe pyetjeve të gazetarëve që do të jenë të pranishëm.

Ende nuk dihet se, cila do të jetë tema e kësaj konference të jashtëzakonshme dhe të papritur. Mendohet se temë të jenë dekretimet e ligjeve të fundit dhe situata politike në vend.

c.a/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›