Berisha:Përmbytjet nga reshjet,sukses që nuk kemi viktima
Berisha i ka cilësuar përmbytje të shkallës së dytë, vërshimet e shumta të ujërave që “pushtuan” mijëra hektarë tokë dhe qindra e mijëra shtëpi banimi. “Vendet e tjera kanë pasur po këtë situatë, por me viktima. Ne kemi pasur sukses, pais nuk kemi patu viktima. Hera e parë që shkarkimet u bënë me paralajmërim, banorëve iu bë e ditur për shkarkimet e hidrocentraleve”, theksoi Berisha në mbledhjen e qeverisë. Ai ka nënvizuar se menaxhimi i digave ishte i shkëlqyer, duke hedhur poshtë kështu pretendimet e opozitës se uji në kaskadat mbi Drin nuk është derdhur për të prodhuar më shumë energji.