Izraeli i kërkon falje Turqisë për incidentin diplomatik
Pasi Ankaraja pretendoi një ndjesë publike për mënyrën e trajtimit të ambasadorit turk në Tel Aviv të hënën, zëvendësministri i Jashtëm izraelit, Dani Ajalon bëri një deklaratë ku shprehej se qëndrimi i mbajtur ndaj të dërguarit të Turqisë në vend ishte i pavend.
"Protesta kundër sulmeve të Turqisë ndaj Izraelit mbetet", deklaroi Ajalon, ku i referohej kritikave të liderit turk në lidhje me politikat izraelite kundrejt palestinezëve dhe një shfaqe në një televizion turk ku diplomatët izraelitë portretizoheshin si kriminelë.
"Megjithatë, nuk është në natyrën time të tregoj mungesë respekti ndaj figurës së një ambasadori dhe në të ardhmen do ta bëj te qartë qëndrimin tim në një mënyrë diplomatikisht të pranueshme", vazhdonte deklarata.
Ndërkohë që Ayalon nuk po fliste më, kryeministri Benjamin Netanjahu e konsideroi këtë si një "kërkesë faljeje" dhe deklaroi se ishte shumë i kënaqur që ishte bërë një deklaratë e tillë.