E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbledhja e qeverisë do të bëhet në Shkodër

Tiranë, 12 Janar NOA Mbledhja e radhës e Këshillit
të Ministrave e planifikuar për tu mbajtur nesër në orën 11.00 në selinë
kryeministrore në Tiranë, do të mbahet në Shkodër.

Burime zyrtare nga kabineti qeveritar i thanë
sonte agjencisë NOA se mbledhja e qeverisë, do të mbahet në mënyrë të
jashtëzakonshme dhe do ti dedikohet situatës së përmbytjeve, nesër (e Mërkurë)
ora 13.00, në sallën kryesore të mbledhjeve të Bashkisë së qytetit Shkodër.

Kjo është hera e parë që qeveria e zhvillon
mbledhjen jashtë Tiranës.

e.r/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›