Topalli takon presidentin e PE, Buzek: Bojkoti i opozitës është shumë i keq

Tiranë, 12 janar NOA Parlamenti Evropian
vlerëson qeverinë për atë që po bën me situatën e përmbytjeve në Shqipëri.
Kështu deklaroi Presidenti i Parlamentit Evropian në takimin me Kryetaren e
Kuvendit, Jozefina Topalli në Bruksel, ku pjese e bisedës ishte edhe situata e
përmbytjeve në Shkodër.
Kryetarja e Kuvendit falënderoi për ndihmën e dhënë dhe kërkoi vijimin e
mbështetjes nga Parlamenti Evropian në këtë situatë.
Presidenti i Parlamentit Europian Buzek tha
se "Shprehim gjithë mbështetjen tonë në të gjitha termat për
situatën.
Kreu i Parlamentit Evropian foli edhe për
bojkotin e opozitës duke u shprehur se është i keq, shumë i keq.
Lidhur me liberalizimin e vizave, Buzek shprehu angazhimin e Parlamentit
Evropian, si institucion që ka një peshë kryesore në këtë çështje.Ai tha se Parlamenti Evropian mbështet Shqipërinë
për heqjen e vizave pas gjashtë muajsh.
Presidenti
Buzek tha se Shqipëria ka bërë shumë progres drejt BE_së duke theksuar se
shqiptarët janë evropianë.
Ai vlerësoi shumë rolin e Shqipërisë në rajon
dhe shprehu bindjen se Shqipëria do të jetë një histori suksesi në Ballkan dhe
Evropë.
k.k/NOA