E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha:Rama,fushatë me shpifje.Asgjë qytetarëve

DURRËS- Fushatë elektorale me sharje e shpifje, vetëm për interesa politike dhe jo për qytetain. Kështu e ka quajtur kreu i qeverisë, Sali berisha fushatën që po bën lideri i opozitës, Edi Rama. Nga Ishmi, teksa ka marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të rrugës Ishëm-Bubq, kryeministri Berisha ka akzuar Ramën se përvec sharjeve e shpifjeve, kreu i Ps-së nuk ka tjetër gje për ti thënë qytetarëve.

Rama ka dy vite që ka folur vetëm për kutitë dhe asgjë tjetër. Ai përveç sharjeve nuk ka çfarë t`i thotë qytetarëve. Ai po bën fushatë të vjetër me sharje sa edhe etrit e tij do ja kishin zili ka thënë Berisha, duke i kujtuar se në 8 maj do të merret përgjigja e merituar.

Në vazhdën e akuzuave, Berisha ka deklaruar se gjithë paratë e dhëna për rrugët në Tiranë përfundojnë rroga për bashkinë, e cila ka lënë tashmë prej kohësh pas dore infrastrukturën në kryeqytet. Sipas Berishës, vetëm në komunat e Bubqit dhe Ishmit janë shtruar më shumë rrugë se sa ka shtruar Rama në Tiranë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›