Berisha: Reformën zgjedhore ta bëjë PS. I mundur numërimi elektronik i votave
TIRANË-Kryeministri Sali Berisha deklaroi sot në mbledhjen e grupit të PD se opozita ka mundësi të përgatisë gjithe ndryshimet e nevojshme per reformën zgjedhore. Sipas kryeministrit, opozita ngarkohet të hartojë shumicën e amendamenteve për këtë Reformë dhe ti dërgojë për miratim në OSBE-ODIHR dhe Komisionin e Venecias, ndërsa qeveria tregohet e gatshme të implementojë sistemin e numërimit elektronik të votave.
Berisha garantoi opozitën dhe ndërkombëtarët se qeveria mbetet e angazhuar për hapësirë të plotë në reformën zgjedhore për ti dhënë përparësi në këtë reformë propozimeve të opozitës dhe propozimeve të opozitës për adresimin e rekomandimeve të tyre drejt OSBE-ODHIR.
“Pra dhe njëherë ne mbetemi të vendosur që për reformën zgjedhore ti lemë përparësi opizitës. Opozita të hartojë amendamentet dhe ti dërgojë në Komisionin e Venecias dhe departamentin juridik të OSBE-ODIHR, që më pas mazhoranca ti votojë pa asnjë kundërshtim vendimet qe do dalin nga këto dy institucione”, tha Berisha duke shtuar se " pikerisht kjo do të ishte fryma e kompromisit maksimal që i shërben vendit".
Berisha u shpreh sot në mbledhjen e grupit të PD se qeveria po mendon aktualisht se janë pjekur kushtet për të patur më në fund një sistem numërimit elektronik të votave.
“Mbetem i bindur se numërimi elektronik i votave do ishte përgjigja e shkëlqyer e disa diksutimeve të panevojshme. Qeveria është e gatshme të vendosë sistemin më të sigurt elektronik që ekziston në ndonjë vend, në të 4 700 qëndrat e votimit tona”, tha Berisha duke theksuar se kështu do mundësohet më në fund lehtësisht dhe vota e emigrantëve. “Njëkohësisht vendosja e sistemit elektronik do bëjë të mundur që për Shqipërinë për vendin e tyre të votojnë dhe qindra-mijëra emigrantë shqiptarë, aksionerë me kontribut themelor në zhvillimin e këtij vendi”.
Kreu i qeverisë tha se arsyeja se pse deri tani nuk u përdor një sistem i tillë është e thjeshte. “Votimi elektronik sot është 100% i mundshëm dhe kërkon vetëm vullnet të mirë të forcave politike për ta zbatuar atë. Në rast se do shpreheshim po me kaq vendosmëri 4 vjet më parë ose 5 vjet më parë nuk do tingëllonte kaq realiste sepse 5 vjet më parë shkalla e internetit ishte 4.5%, ndërkohë që sot interneti në shkallë vendi është shtrirë mbi 50%”.
I fokusuar dhe mbi takimin që Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian mbajnë sot mbi Shqipërinë, Berisha theksoi se ndërkombëtaret kërkojnë respketimin e plotë të shtetit ligjor dhe institucionet e pavarura të tij. Por, si theksoi Berisha kjo tashmë po ndodh në Shqipëri.
“Në këtë kontekst dua të theksoj para jush se duke mbështetur plotësisht vendimet e institucioneve të pavarura në vlerësimin e gjykimit të procesit zgjedhor do të shpreh kënaqësinë time dhe vlerësimin tim të madh për shkallën maksimale të transparencës në këtë process, vendosmërinë e palëkundur për të respektuar vendimet e institucioneve tona të pavarura. Kjo që po ndodh në Shqipëri është dëshmi e pakundërshtueshme e funksionimit të shtetit ligjor”.
Kryeministri Berisha ka deklaruar se takimi i ministrave të jashtëm të BE-së në Luksemburg është një ofertë e jashtëzakonshme që i bëhet Shqipërisë në mënyrë që procesi i integrimit të ecë me ritme të shpejta.
Duke folur në mbledhjen e grupit të PD-së, kryeministri Berisha theksoi se ky takim duhet të lexohet njëlloj nga të gjitha forcat politike të vendit.
(d.b/BalkanWeb)