Peqin, bie nga skela, në gjendje të rëndë 35 vjeçari
PEQIN- Një 35 vjeçar me profesion saldator ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore pas një aksidenti të ndodhur mëngjesin e sotëm gjatë kohës që po punonte në një magazinë në fshatin Rrymbullak të qytetit të Peqinit.
Burime të Policisë bënë të ditur se "G. Bullari, 35 vjeç, ka rënë aksidentalisht nga skela në momentin që po saldonte një pajisje me një lartësi më shumë se katër metra".
Sipas policisë, ai mori mjekimin e parë në spitalin kirurgjik të Elbasanit dhe më pas u dërgua në spitalin Ushtarak të Tiranës për një kurim më të specializuar.
Mësohet se 35 vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë për jetën, ndërsa grupi hetimor konkludon se ngjarja është aksidentale.
(d.b/BalkanWeb)