PS: Po vidhet fitorja në tavolinë, S'do lejojmë të legalizohet
TIRANE- Partia Socialiste përsëriti qëndrimin se procesi i rinumërimit që po vazhdon në KQZ është në vazhdën e maskaradës në shkelje të Kushtetutës dhe vetë Kodit Zgjedhor “për të bërë me dhunë humbësin Lulzim Basha fitues me votat e vjedhura”.
Nga selia rozë deputeti socialist Sajmir Tahiri e quajti procesin “ilegjitim, manipulativ e spekulativ” dhe se “PS nuk do të lejojë legalizimin e vjedhjes së zgjedhjeve në tavolinën e pushtetit”.
Sipas PS KQZ vazhdon të manipulojë vullnetin e qytetarëve të Tiranës që deri në momentin e fundit të ligjshëm, atë të datës 14 maj, shpallën fituesin e garës Edi Ramën me 10 vota.
Tahiri e etiketoi procesin në KQZ “të turpshëm”, dhe nga një institucion që duhej të administronte procesin zgjedhor me drejtësi, pavarësi e profesionalizëm, është kthyer në “bodrumin partiak të Saliut”.
Tahiri akuzoi më tej se “gangsterë, rrugaçë e militant të verbuar, nga Arben Ristani” po kërcënojnë familjarisht vëzhguesit e PS. “E gjithë kjo- nënvizoi deputeti socialist- për të përmbushur vetëm një qëllim, të vazhdojnë të qetë seancat e turpit elektoral, për të manipuluar vullnetin e qytetarëve të Tiranës që deri në momentin e fundit të ligjshëm, atë të datës 14, shpallën fituesin e garës që siç e pamë të gjithë, ishte Edi Rama me 10 vota.”
Sipas deputetit socialist “Ristanët e KQZ se me urdhër politik po vjedhin duke dhunuar, në mes të ditës, pu u kujdesur që të fshehin gjurmët që nuk i fshehin dot”
Deputeti socialist denoncoi, sipas tij “disa parregullsi” të cilat janë vërejtur gjatë procesit të numërimit të votave në kutitë e hedhura gabim.
“Në kutitë e NJB 1, rreth 20 QV rezultojnë me më pak fletë se zgjedhës. 4 QV rezultojnë me më shumë fletë se zgjedhës, ku vetëm një QV ka plot 21 fletë më shumë se zgjedhës. Kuti të thyera e të çara nga ku dalin vota të pafutura në asnjë zarf apo zarfi i fletëve të pavlefshme është zhdukur nga kutia. Fletë votimi të një QV që fluturimthi gjenden në kutitë e një QV tjetër. Fletë votimi të gjetura në një kuti, të vulosura me vulat e një tjetër QV. Kode Sigurie që janë tërësisht ndryshe nga ato që kanë vënë komisionerët, apo kuti pa kode sigurie.”
Tahiri denoncoi gjithashtu se “Thuajse në të gjitha QV-të, mungon kodi i pestë i sigurisë, ai që do duhet të mbyllte hapësirën nga ku zgjedhësit kanë futur fletët e votimit, “por që tashmë është lënë hapur për ti hapur rrugë Ristanizimit të kutive me vota shtesë për kandidatin e Saliut.”
Kolegji Zgjedhor urdhëroi KQZ-në të hapë, rinumërojë dhe rivlerësojë votat e kontestuara në kutitë e pahapura (të materialeve zgjedhore) për Bashkinë Tiranë në 368-QV, për kryetarin e Bashkisë Tiranë, Këshillin e Bashkisë Tiranë, kryetarin e Njësisë Bashkiake dhe Këshillin e Njësisë Bashkiake , për votat që nuk janë hedhur në kutitë respektive të së njëjtës qendër votimi". Mbi bazën e tyre, KQZ-ja urdhërohet më pas të shpallë tabelën përmbledhëse të rezultateve për kryetarin e Bashkisë Tiranë. Procesi i numërimit ka nisur të shtunën e javës së kaluar, dhe pritet të zgjasë disa ditë. Nga rinumërimi i fletëve të hedhura gabim në kutitë e votimit në njësitë, 1, 2, 3 Basha ishte në avantazh me 76 vota ndaj kreut PS, Rama.
(s.g/balkanWeb)