E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot solciti veror, dita më e gjatë e vitit

TIRANË-Diellndalimi veror, momenti në të cilin Dielli arrin këndin më të lartë ndaj ekuadorit, do të bëj që të kemi sot ditën më të gjatë.
Solstici veror ose diellndalimi i verës është dita më e gjatë e vitit dhe për pasoje nata më e shkurtër. Në çastin e diellndalimit, Dielli arrin pjerrësinë më të madhe të lëvizjes së tij në krahasim me eklipsin (errëimin), dhe është në zenit të tropikut të shenjës së Gaforres. Diellndalimi veror përfaqëson fillimin e verës dhe ka qenë në histori shkak festimesh.
Ndërsa data e diellndalimit dimëror (21 dhjetor) shënon edhe ditën më të shkurtër dhe natën më të gjatë të vitit. Dielli mbërrrin pjerrësinë më të vogël dhe ndodhet në zenit në tropikun e shenjës së Bricjapit. Edhe diellndalimi i dimrit ka qënë shenjë festimesh si: Saturnalia në Romën e lashtë, Kvanza për disa popuj afrikanë, si edhe Krishtlindja.
Diellndalimi sëbashku me baraznatën lidhen me përcaktimin e stinëve të vitit.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›