E Diel, 1 Nëntor 2026

Poni:Deri në zgjedhje,1.2 milionë banorë do pajisen me karta

Zëvendësministri i Brendshëm, Ferdinand Poni i ftuar në Ora News, deklaroi se deri në ditën e zgjedhjeve 1.2 milionë banorë do të pajisen më karta. . Zëvendësministri i Brendshëm i bëri thirrje qytetarëve të aplikojnë për letërnjoftime sepse karta do t'u mundësohet menjëherë. Sipas Ponit deri tani, ka pasur 400 aplikime për pajisjen me letërnjoftime. Sipas tij, shpërndarja nuk po ndodh vetëm në Tiranë por në të gjitha qytetet e mëdha si Durrës, Elbasan,Korçë, Berat. "Bëhen 14 mijë aplikime në ditë për letërnjoftime. Si problem kryesore në pajisjen me karta, Poni konsideroi mësimin e operatorëve si pasaktësinë e emrave në regjistrin e tyre,pasi emrat nuk mund të ndryshohen tek karta e identitetit. Poni e vlerësoi hyrjen e Shqipërisë në NATO, si një moment shmë të rëndësishëm pasi bëhet pjesë e një familje të madhe. Ai e konsideroi një gabim parësor akuzat e një pas njëshme për kartat e identitetit. "Sistemi i gatshëm të përballojë të gjitha aplikimet", saktësoi ai. Zëvendësministri i Brendshëm theksoi se dokumentat e identifikimit janë kusht për heqjen e vizave.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›