E Diel, 1 Nëntor 2026

Ligji për Gjykatën e Lartë, brenda javës në Komision

Komisioni i ligjeve brenda javës do të nisë shtyrtimin e ligjit për Gjykatën e Lartë.

Në fjalën e tij, kreu i komisionit, Ilir Rusmali u bëri me dije deputetëve se Konferenca e Kryetarëve i ka kërkuar Komisionit të Ligjeve të rishqyrtojë ligjin për Gjykatën e Lartë dhe ta përfshijë atë në kalendar.
 

Ndërsa deputeti demokrat Tritan Shehu theksoi se ligji për Gjykatën e Lartë duhet të kalojë në Parlament si detyrim ligjor.
 

Mazhoranca e ka cilësuar ligjin për Gjykatën e Lartë si mjaft të rëndësishëm për për integrimin e vendit, prandaj dhe miratimi i tij duhet bëhet brenda muajit shtator.

Projekligji për Gjykatën e Lartë kërkon shumicë të cilësuar ndërsa votimi i tij në Kuvend është shtyrë pasi Partia Socialiste kërkon më parë diskutimin e propozimeve të saj për reformën në drejtësi.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›