E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha:Shqipëria,një port në dispozicion për Kosovën

Shqipëria është e gatshme të vërë një port në dispozicion të Kosovës. Deklarata është bërë nga vetë kryeministri Berisha me tre ministra kosovarë."Shqipëria është plotësisht e gatshme që Kosovës t'i akordohet një port për të plotësuar nevojat e saj",u shpreh Berisha. Kryeministrit Berisha iu dorëzuar edhe letra e kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, për krijimin e një grupi ndërministror të përbashkët për të shqyrtuar procedurat për ndërtimin e një porti në Shqipëri që do të ketë destinacion Kosovën.Gjatë takimit të kryeministrit me ministrat, Fatmir Limaj, Ahmet Shala, Lutfi Zhargu dhe ambasadorin e Kosovës në Tiranë, Gazmend Pula u diskutua edhe për bashkëpunimin në fushën energjetike për ndërtimin e burimeve të përbashkëta të energjisë, lidhjes hekurudhore. Pas takimit u ra dakord edhe për më shumë bashkëpunim në njësimin e programeve arsimore dhe kulturore, në projekte të përbashkëta në impiantet e turizmit malor në Alpet e Shqipërisë duke u ndalur veçanërisht në krijimin e një rrjeti të pikave të përbashkëta të kontrollit doganor për të rrëzuar kështu pengesat burokratike në lëvizjen e njerëzve dhe të mallrave. Berisha u shpreh se ai dhe qeveria shqiptare ndjekin me vëmendje dhe admirim zhvillimet pozitive në Kosovë, të cilat po e çojnë Kosovën drejt një konsolidimi të sigurt të pavarësisë të shtetit ligjor dhe duke konsoliduar rolin e saj si faktor stabiliteti në rajon.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›