Rama: Do ta bëjmë fshatin si qytetin

Kryesocialisti akuzon Sali Berishën për mosmbajtje premtimesh
Qyteti i Librazhdit ka qenë ndalesa e radhës e Kryetarit të PS me Rrjetin e Vullnetarëve për Ndryshim. Banorët i kanë rezervuar një pritje masive Edi Ramës dhe deputetëve që e shoqëronin në sallë. Kryesocialisti Rama është përqendruar në keqqeverisjen dhe korrupsionin që është kthyer tashmë në sistem nga njeriu i cili u votua në 2005 për luftën ndaj tij.Rama ka sqaruar se vizioni i socialistëve për një politikë të re synon rimëkëmbjen e Shqipërisë. "Asnjëherë papërgjegjshmëria dhe i pari i punëve të këtij vendi nuk kanë qenë më bashkë sesa sot. Asnjëherë paaftësia dhe i pari i qeverisë së këtij vendi nuk kanë qenë më të njehsuar sesa sot. Asnjëherë korrupsioni dhe kryeministri i këtij vendi nuk kanë qenë më të lidhur me njëri-tjetrin sesa sot, u shpreh Rama. Duke iu drejtuar banorëve të Librazhdit, Rama tha se të ndahemi nga politika e dyfytyrësisë dhe e parimit "Bëni si them unë mos bëni si bëj unë!". Sipas kreut të Partisë Socialiste, për t'u ndarë nga politika e urrejtjes dhe e trajtimit të kundërshtarit si armik që duhet mbytur me akuza, shpifje, fyerje, për t'u ndarë nga politika pa vizion, pa ideale e ide, pa program e aftësi transformuese në të mirë të njerëzve, është koha që çdo qytetar që s'do ta humbë rastin e pastër të 28 qershorit, të merret me politikë. Jo për t'u bërë politikan, po për ta vënë politikën në shërbim të tij, tha Rama. Ai nënvizoi se është koha që asnjë qytetar e qytetare të mos e lerë bosh vendin e vet në këtë përpjekje për t'i dhënë fund të vjetrës në pushtet dhe për t'i dhënë jetë një pushteti të së resë. Ne nuk kemi ardhur këtu për të bërtitur poshtë Sali Berisha, por ne kemi ardhur këtu për të ngritur lart Shqipërinë, duke ngritur lart njëri-tjetrin, u shpreh Rama, duke iu drejtuar banorëve librazhdas. Lideri socialist, Rama theksoi se iu takon atyre së bashku t'i japin jetë një politike të re duke u mbështetur mbi të vërtetën e thjeshtë se politika ka lindur për t'u dhënë njerëzve mundësinë të zgjidhin së bashku probleme që të vetëm nuk i zgjidhin dot kurrë. Politika e re nuk është një skenë ku një grusht burrash shahen e kacafyten dhe ku fiton ai që bërtet e shan më shumë, po një hapësirë ku njerëzit mund të zgjidhin së bashku problemet bashkëjetesës së tyre në këtë vend, duke përmirësuar jetën e secilit, u shpreh Rama.
Sipas tij, sot po jetohet deformimi më ekstrem i keqqeverisjes së 18 viteve, nën dhunën e interesave të korrupsionit, që janë përqendruar në oborrin kryeministror, duke e kthyer njeriun e votuar 4 vjet më parë për të luftuar sistemin e korrupsionit, në vetë shembullin ulëritës të korrupsionit të sistemit. Më pas Rama është ndalur në premtimin për 24 orë drita të 2005 për të cilin Kryeministri Berisha betohet se e ka mbajtur solemnisht por në fakt realiteti ofron fakte të tjera. Ai morri shkas pasi në sallën ku po zhvillohej takimi me banorët e Librazhdit është ndërprerë nga ikja e energjisë elektrike. Megjithatë takimi me vullnetarët në këtë qytet nuk është ndërprerë edhe pas ikjes së energjisë elektrike, pjesëmarrësit kanë insistuar që takimi të vazhdojë. Rama tha se "sot jemi 127 ditë nga përfundimi i mandatit të kësaj qeverie, e cila u votua me shumë premtime dhe një nga këto premtime ishte 24 orë drita, 24 orë ujë, por sot kur duhet të ishte mbajtur ky premtim dhe kur ne në ora 4 pasdite, në një qytet jemi pa drita, dhe kur të gjitha fshatrat e vendit kanë rregullisht mungesë dritash, nga 4 deri në 8 orë. Sali Berisha, vijoi Rama thotë e mbajtëm premtimin solemn. Në Shqipëri nuk ka ndërprerje dhe ne i furnizojmë familjet shqiptare me 24 orë drita. Kurse qytetet e vogla si Librazhdi, nuk quhen dhe nuk llogariten kur flitet për halle dhe probleme. Mjafton që të ketë drita në Tiranë dhe në dy a tre qytete të mëdha, dhe për ta kjo është një punë e kryer, ndërkohë që për ne nuk mund të ketë një Shqipëri evropiane në Tiranë dhe një Shqipëri evropiane mesjetare që jeton në fshat, apo në qytete si Librazhdi, sepse Shqipëria është një dhe qytetarët e Shqipërisë janë qytetarë të Shqipërisë me liri dhe të drejta të barabarta, qofshin në Tiranë, qofshin në Librazhd, qofshin në Tropojë, qofshin në Konispol, qofshin në fushë, qofshin në mal, përfundoi Rama.