Pajisja me karta identiteti, qytetarët probleme me gërmat gabim në emra

Vazhdon me zvarritje procesi i prodhimit të kartave
Megjithëse Ministria e Brendshme ka deklaruar prej kohësh se të gjithë shqiptarët do të pajisen me kartat elektronike përpara datës 28- qershor, vetëm pak muaj para zgjedhjeve, fillimi i procesit të aplikimit dhe pajisjes së qytetarëve me letërnjoftimet elektronike, vazhdon të jetë i paqartë teknikisht dhe tejet i ngadalshëm për të arritur qëllimin e premtuar dhe të fortdëshiruar për të gjithë shqiptarët. Një model të këtij procesi po e analizojmë në mes të Tiranës, sepse në rrethet e thella të vendit as që mund të imagjinohet një proces i tillë, aq më shumë deri me 28 qershor. Burime zyrtare nga zyrat e shpërndarjes së letërnjoftimeve elektronike, Njësia Bashkiake Nr 4., pohuan se dje ka pasur vonese në shpërndarjen e letërnjoftimeve të reja dhe se numri i tyre ka qenë shumë mospërfillshëm. Siç duket, zgjedhjet e 28- qershorit edhe këtë herë do të kenë fatin e zgjedhjeve të mëparshme, madje dështimi i pajisjes së shtetasve me karta identiteti do ta denigrojë mos më keq historinë e demokracisë në këtë vend. Ndërkaq, të gjithë ata persona, të cilët në emrin, mbiemrin, atësinë apo rrethin, kanë të përfshirë germën ç, sipas zyrave të shpërndarjes së letërnjoftimeve të reja Kamëz-Bathore, nuk do të pajise me këto karta derisa të vijë një udhëzues nga Ministria e Brendshme në lidhje më këtë germë, sepse formati i letërnjoftimit të ri është huazuar nga vendet e BE-së, të cilat në alfabetin e tyre nuk e njohin gemën ç. Në këtë mënyrë, ato që janë nga Korça dhe Kuçova ose që e kanë mbiemrin Çollaku, duhet të ndërrojnë sa më shpejt identitet ose të pranojnë zemërimin e fatit. Jam nga Korça, por banoj në Kamëz që prej 16- vitesh. Për të gjithë anëtarët e familjes time, kam aplikuar për tu pajisur me letërnjoftimet elektronike, por punonjësit e zyrave ku aplikova, më kanë thënë se nuk mund ti tërheqësh kartat elektronike pa ardhur një udhëzim nga Ministria e Brendshme, për shkak se rrethi yt, në përmbajtjen fonemore si fjalë, ka të përfshirë germën ç, e cila në kartat e reja ka gjasa të dalë c, u shpreh një banor i Kamzës. Nisja me vonesë e këtij procesi, mungesa e lehtësimeve të thjeshta për disa shtresa të shoqërisë (kompensimi i vlerës së kartave të identitetit bëhet me shumë procedura të ngatërrueshëm burokratike), dhe mangësi në përcaktimin e elementëve teknik në prodhimin e kartave, na bën të mendojmë, se të gjitha bëhet me qëllim për ta zvarritur këtë proces, natyrisht për shkak të zgjedhjeve të afërta. Pa përfunduar pajisjen e qytetarëve me karta identiteti, si detyrim ndaj ligjëro, politik dhe moral ndaj tyre, nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme, madje, mungesa e këtyre të fundit, i ka rënduar dhe persekutuar shqiptarët si brenda vendit ashtu dhe në sytë e ndërkombëtarëve. Ky ngërç do të jetë fatal për fatin tonë të ardhshëm. Problem tjetër që lidhe me këtë proces të rëndësishëm për fatin tonë, është mungesa e kartave e elektronike, vonimi dhe zvogëlimi i tyre. Kam tre javë që e kam aplikimin për letërnjoftimin e ri, kam marrë kuponin, ndërkohë kartën nuk e kam marrë akoma. Siç e sheh, letërnjoftimet e reja po i marrin shumë pak vetë, tha një i moshuar, i cili priste pranë zyrës së shpërndarjes së kartave elektronike të Njësisë Bashkiake, Nr. 4.
Zyrat e aplikimit të letërnjoftimeve elektronike, janë të mbyllura
Ndonëse orari për aplikimin me karta elektronike është 08.00-16.30, zyrat e shpërndarjes me letërnjoftimet e elektronike në zonën e Kamzës dhe Bathores, mbas orës 13.00 janë të mbyllura, kjo bën të mundur që ato qytetarë, të cilët janë në marrëdhënie pune gjatë javës, të mos u jepet mundësia për të aplikuar. Kam vajtur disa herë gjatë javës në zyrat e pajisjes me letërnjoftime elektronike, mbas orës 14.00 e mbrapa, por zyrat kanë qenë të mbyllura, u shpreh për gazetën Sot një kryefamiljarë nga zona e Kamëz.
Subvencionimi i kartave të identitetit
Lidhur me subvencionimin e kartave të identitetet për disa kategori të shoqërisë të përcaktuara nga qeveria, qytetarët e këtyre shtresave, për të marrë përqindjen e taksës së kuponin u duhet të ndeshin një sërë procedurash të ngatërruara burokratike, një sërë paqartësish teknike dhe sorollatje, gjë e cila i bën mosbesues dhe zhgënjyes për këtë proces. Për këtë arsye, mbete shqetësues fakti se numri i aplikantëve të rinj, sidomos klasa e studentëve, është tejet i pakët. Gati 80 % të studentëve, shprehen se nuk kanë aplikuar, jo vetëm që u duhet të shkojnë në rrethet nga vijnë për të aplikuar, por edhe pse, për të marrë diferencën e kuponit së mandatit si shtresë e veçantë u duhen procedura burokratike dhe kohëngrënëse. Për vetë faktin se pjesa më e madhe e shqiptarëve votues janë në varfëri ekstreme, nuk ka shpresë të pajisen të gjithë duke e përballuar taksën e aplikimit, kështu që në njëfarë mënyrë zgjedhjet janë të dështuara.