E Shtunë, 31 Tetor 2026

Petro Koçi: Të majtën e përçau kushtetuta berishiane e Ramës

Kreu i PS91: Berisha e dinte se ligji i lustracionit do të rrëzohej, Intervistoi: Eneida Jaçaj
Kryetari i Partisë PS-91, Petro Koçi në një intervistë për gazetën Sot tha se para zgjedhjeve nuk ka kushte për bashkime brenda së majtës. Sipas Koçit, sistemi zgjedhor Rama -Berisha e përjashton mundësinë e bashkimeve. Sistemi është proporcional e jo maxhoritar. Ai tha se nuk është sistemi i 3 korrikut 2005. Para zgjedhjeve ska asnjë shans të arrihet një marrëveshje për të rishikuar Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor, kështu që kushtet e bashkimit mungojnë. Sipas tij, janë kushte, të cilat i zhduku Rama në bashkëpunim me Berishën. I pyetur se në 28 qershor Shqipëria do të ketë zgjedhje të lira, Koçi u shpreh se  vullneti politik për zgjedhje të lira mungon. Sipas tij, monopolizimi i administratës zgjedhore është pjellë e këtij vullneti votëvjedhës. Koçi theksoi se PS-91 do të marrë masa të forta organizative për të penguar vjedhjen e votave. Në fund të fundit zgjedhjet janë në dorë të drejtësisë ,dmth të prokurorisë dhe të gjyqësorit. PS-91 do vërë përpara përgjegjësisë politike, penale dhe morale çdo individ që do guxojë të prekë votat e saj, u shpreh kryetari Koçi. I pyetur nëse ligji i ri ndoshta do të sjellë sërish debate dhe kontradikta mes dy forcave të mëdha politike, pasi në këtë ligj do të jepet dhe bashkëpunimi i opozitës, Koçi tha se ligjin e lustracionit e rrëzoi vetë PD. Ajo hartoi qëllimisht një ligj antikushtetues dhe në shkelje të standarteve ndërkombëtare. Sipas tij, Berisha e dinte që Ligji do rrëzohej, por ai ndërmori 'aksion' lustracioni me dy objektiva. E para për të shkëputur vëmendjen e politikës dhe qytetarëve nga problemet më akute aktuale që prodhon korrupsioni dhe afrimi i zgjedhjeve. E dyta, sipas tij për të rritur ndjeshmërinë emocionale të djathtëve që pothuajse është venitur në prag të këtyre zgjedhjeve. Ai u shpreh se PS  e hëngri këtë lojë dhe harxhoi energji propagandistike të panevojshme në shërbim të taktikës së Berishës. Koçi theksoi se një ligj i ri do të bëhet vetëm pas zgjedhjeve. Përsa i përket fillimit të fushatës elektorale të PS-91, kryetari Koçi tha se kjo fushatë ka filluar. Ai shtoi se shumë shpejt PS-91 do popullarizojë programin elektoral. Gjithashtu, është bërë gati projkti politik për bashkëqeverisjen e vendit me forcat e tjera të së majtës. Koçi theksoi se vendi ka nevojë për ndryshim. Por, sipas tij jo për ndryshimin që sjell korrupsioni i Kryeministrisë apo i Bashkisë. Shqiptarët kanë nevojë ulëritëse për ndryshimin e vërtetë që prodhon politika institucionale

      -Pse nga gjiri i PS po krijohen parti të reja?
Shpërbërja e demokracisë së brendshme e PS, rrëzimi i  institucionalitetit, privatizimi i drejtimit të partisë, nënshtrimi i partisë nga pushteti i bashkive solli edhe shpërbërje organizative si edhe elektorale. PS nuk është më socialiste. Ky përfundim mjafton për tiu përgjigjur pyetjes tuaj. E majta e vërtetë ka nevoje ulëritëse të përfaqësohet politikisht. PD dhe PS janë parti të oligarkisë së re dhe të vjetër shqiptare. Vetë Rama është politika e re e Berishës. Rama është aq i majtë sa ç'është Berluskoni në Itali. Ai përfaqëson frymën berluskoniane në PS dhe në politikë.
-Kjo përçarje e PS, a nuk po e çon atë në një degradim të mundshëm?
Përçarja organizative është pasojë e degradimit moral dhe politik të PS. Nuk është përçarja shkaku  i degradimit. Në fund të fundit, në llogari edhe të sistemit elektoral, të majtën nuk e dëmton ndarja në formacione të ndryshme politike, por rrënimi i partisë kryesore të së majtës. Përgjegjësia duhet parë tek faktorët që projektuan shembjen e institucionalizmit në PS. Dhe këtu Rama nuk është i vetëm. Ai gjeti bashkëpunëtorë edhe afër Nanos si edhe brenda koalicionit për të realizuar largimin e ish-Kryetarit nëpërmjet humbjes së programuar të zgjedhjeve të 2005 .Ata që shkaktuan humbjen e PS nga brenda po ulërasin për tia faturuar patjetër LSI  humbjen. Në fakt ne nuk kishim nevojë për votat e LSI në 3 korrik 2005..
-Mendoni se përçarja e PS po i jep forcë PD në zgjedhjet e 28 qershorit 2009?
Nuk është meritë e PD që PS dhe Rama i shiten Berishës Kushtetutën dhe kodin Zgjedhor. Të majtën e përçau Kushtetuta berishiane e Ramës. Deri në shkurt 2007 Rama sillej si anëtar nderi i LSI, se i duhej karrigia e Kryetarit të bashkisë, karrike me anë të së cilës ka kapur partinë, mediat etj dhe pas shkurtit 2007 u soll si anëtar nderi i PD. Deri aty mbërriti sa shiti edhe tragjedinë e Gërdecit për të marrë pjesën e majtë të komisioneve zgjedhore. PD, sigurisht që ka përfituar nga pazaret e bëra prej saj me Ramën.
-Do të bëni koalicion me PS në zgjedhjet e 28 qershorit?
Para zgjedhjeve nuk ka kushte per bashkime brenda së majtës. Sistemi zgjedhor Rama -Berisha e përjashton mundësinë e bashkimeve. Sistemi është proporcional e jo maxhoritar. Nuk është sistemi i 3 korrikut 2005. Para zgjedhjeve ska asnjë shans te arrihet një marrëveshje per te rishikuar Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor,kështu qe kushtet e bashkimit mungojnë. Janë kushte te cilat i zhduku Rama ne bashkëpunim me Berishën.
-Besoni se do të kemi zgjedhje të monitoruara mirë apo vëshguesit mund të jenë thjesht formal?
Zgjedhjet janë kushti themelor për integrimin europian të vendit. Vullneti politk për zgjedhje të lira mungon. Monopolizimi i administratës zgjedhore është pjellë e këtij vullneti votëvjedhës. Por nëse deri dje kishim një Sali,tani kemi dy. Në analizën time zgjedhjet do jenë përsëri problematike. Vijueshmëria e tyre do i ngjajë fatit të Kushtetutës. Pra do të kemi regres. Gjthsesi ne do të marrim masa të forta organizative për të penguar vjedhjen e votave. Në fund të fundit zgjedhjet janë në dorë të drejtësisë, dmth të prokurorisë dhe të gjyqësorit. PS-91 do vërë përpara përgjegjësisë politike, penale dhe morale çdo individ që do guxojë të prekë votat e saj. Ky është një angazhim me të cilin do përballet çdo hajdut votash, në çdo nivel të administratës zgjedhore.
-Arrini të bëni një analizë se kush koalicion do të kryesojë zgjedhjet e 28 qershorit?
Unë besoj se shqiptarët do zgjedhin atë çka meritojnë. Zgjedhja është mes dy vëllezërve Berisha në njërën anë dhe forcave për demokraci në anën tjetër. Zgjedhja është mes kukullave të oligarkisë në njërën anë dhe politikës me  qytetarë në anën tjetër. Shpresoj se koalicioni i së majtës së vërtetë do jetë forca e parë. Ne do punojmë fort për këtë.

-Çmendoni për politikanin Nano, do të jetë pjesë e PS-91?
Kjo është një pyetje të cilës mund ti përgjigjet vetëm zoti Nano. Ritheksoj se përjashtimi i Nanos nga 'projektet' e Ramës përbën dëshminë kryesore të politikës së përjashtimit që sundon aktualisht PS e privatizuar. Përjashtimi është frymë politike, sociale dhe ekonomike. PS përbën një mekanizëm politik të grumbullimit të fitimeve financiare të vendit dhe shoqërisë tonë në duart e oligarkisë provinciale në pushtet. A e patë sesa i dhemb buxheti i Tiranës zotit Rama, kur ndërkohë Kushtetutën e trajtoi si letër higjienike? Lidhur me zotin Nano duhet llogaritur gjithmonë fakti që Rama dhe Berisha e përjashtuan nga gara për president në 2007.
 
-PS-91 ka filluar përgatitjet për fushatën elektorale dhe çfarë përmban programi i saj?
Fushata ka filluar. Shumë shpejt ne do popullarizojmë programin elektoral. Kemi bërë gati projektin tonë politik për bashkëqeverisjen e vendit me forcat e tjera të së majtës. Vendi ka nevoje per ndryshimin. Por jo per ndryshimin qe sjell korrupsioni i Kryeministrisë apo i Bashkisë. Shqiptarët kanë nevojë ulëritëse për ndryshimin e vërtetë që prodhon POLITIKA INSTITUCINALE!. Sigurisht që nuk jemi vetëm në projektin tonë. Po ndërtojmë aleanca elektorale qytetarë. Përballë kemi një oligarki të rrezikshme dhe të mirëarmatosur. Po do tia mbërrijmë.
-Ligji i ri i lustracionit që mendohet se do të bëhet në bazë të ligjit, a mund të ketë konflikte sërish mes opozitës dhe mazhorancës, pasi  ligji i ri  ndoshta do të prekë interesat e mazhorancës. Cili është mendimi juaj?
Ligjin e lustracionit e rrëzoi vetë PD. Ajo hartoi qëllimisht një ligj antikushtetues dhe në s

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›