E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha:Të eleminohet korrupsioni në shëndetësi

Kryeministri Sali Berisha ka marrë sot pjesë në ceremoninë e përurimit të fakultetit të ri të Infermierisë në Tiranë.
Gjatë një takimi me studentët dhe pedagogët e këtij fakulteti, kreu i qeverisë tha se korrupsioni në shëndetësi duhet të eleminohet. Ai u shpreh se sistemi shëndetësor po i nënshtrohet një reforme, e cila edhe pse e vështirë, do të realizohet. Duke folur për pagat e mjekëve dhe infermierëve, Berisha tha se do të bëhet një sistem reference në bazë të vështirësive në punë.
Të pranishëm në ceremoninë e përurimit të godinës së re të faluktetit të Infermierisë ishin edhe ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili, dhe ministri i Arsimit Myqerem Tafaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›