Ilir Dashi i LSI, kreu i ri i QSUT-së. Vasili: Do përmbushë misionin
TIRANË- Në krye të Qendrës Spitalore Universitare në Tiranë vendoset Ilir Dashi,
anëtar i komitetit drejtues të LSI-së. Prezantim i është bërë sot nga ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, i cili deklaroi se drejtori i ri do të përmbushë më së miri misionin që i është ngarkuar.
Duke folur me nota shumë pozitive për aktivitetin dhe përkushtimin e Dashit, Vasili shtoi se do të bëhen përpjekjet maksimale për realizimin e reformës në shëndetësi dhe disiplinimin e këtij sektori kaq jetik.
Ilir Dashi zëvendëson në detyrë Gjeorgjina Kulin, që mbante këtë post që nga koha kur në krye të Shëndetësisë ishte Anila Godo.