Raporterët e KE, sot takim me Topin e Berishën

Përfaqësuesit e Këshillit të Evropës mbyllin sot vizitën në Tiranë me takimet e fundit. Reporteret Wilshire dhe Lakso do të takohen sot gjatë ditës me presidentin Bamir Topi, kryeministrin Sali Berisha, zëvendëskryeministrin Ilir Meta dhe ministrin e Shtetit Genc Pollo.
Vizita e tyre ka si qëllim hartimin e një raporti nga i cili do të varet nëse Shqipëria do të vazhdojë të rrijë më nën monitorimin e Këshillit të Evropës apo jo. Vizita e tyre nisi që më 3 nëntor, dhe gjatë këtyre ditëve ata kanë patur një axhendë të ngjeshur me takime, por deri tani nuk kanë dhënë asnjë deklaratë.