E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha:Vizat, arritja me e madhe gjate 2010-es

“Heqja e vizave per shqiptaret ishte më e vështirë sesa vendet e tjera të BE-së. Për këtë arsye, ishte opozita ajo që u angazhua me të gjithë potencialin e saj politik per te bllokuar një interes që ishte jetik, per lirite dhe dinjitetin e shqiptarëve”. Me anë të kësaj deklarate, kryeministri Sali Berisha, bëri publik arritjet dhe bilancin i vitit 2010, gjatë një viti qeverisje.
 

Kryeministri Berisha në një konferencë me gazetarët theksoi me vija të trasha se heqja e vizave, u arrit si rezultat e zgjedhjeve të lira e te ndershme, duke u zbatuar reformat, miratuar e gjithe paketa e ligjeve per kete proces, ku opozita nuk votoi, por i paditi në Gjykatën Kushtetuese.
“Viti 2010 është viti në të cilën qytetarët shqiptare, falë reformave të thella e të gjithanshme, shënuam arritjen më të madhe në rrafshin e lirive e të drejtave njerezore e dinjitetit qytetar pas rënies së perdes së hekurt, lëvizjen e lirë në Europë. Kjo është arritja më e merituar në rrafshin e lirive e të drejtave të njeriut e cila ka qënë ndër më të vështirat dhe më e veshtira se çdo shqiptar”.
 

Duke e cilësuar si viti më i suksesshëm në rrafshin e demokracisë, Berisha u ndal ne arsyet pse ishte e vështirë heqja e vizave:
“Si një popull, mesazhet drejt Europës ishin ndër më të cënuarit, ku vlerat shkelmoheshin në fusha ideologjike të panjohura për komunitetin per BE-ne. Heqja e vizave për shqiptaret ishte më i vështirë, mbasi viti `90 ishte vendi i vetem ne Europë ku të rinj e të reja ekzekutoheshin, ishte për të hequr tradhetia ndaj atdheut. Sepse krimi i organizuar dhe mafia në Shqipëri dhe Europë u bënë më famëzezat. Ishte e pamundur sepse në 8 vite në pushtet, pararendesit tane nuk lëshuan dot një leternjoftim elektronik, një pasaportë biometrike.Ishte më e vështirë sepse në këtë Shqipëri, si në asnjë shoqëri, opozita u angazhua me të gjithë potencialin politik për të bllokuar një interes që ishte jetik, për liritë dhe dinjitetin e shqiptarëve”.
 

Ai theksoi se mazhoranca i ka krijuar të gjitha kushtet opozitës për hetimin e zgjedhjeve të 28 qershorit në përputhje me ligjet e vendit.

“Opozitës i janë ofruar të gjitha shanset dhe mundësitë. Por javën e fundit ajo kaloi haptas në dogmën e Franc Kafkës. S`ka asnjë paburrëri më të madhe sesa të zëvendësosh fjalën hetim me kontroll, por askush nuk mund të hetohet pa fakte. Ky është rregulli themelor. Duke i ofruar opozitës të gjithë hapësirat, kemi vendosur të zbatojmë ligjin, shtetin ligjor dhe Kushtetutën e këtij vendi”, tha Berisha.

Ndërkaq, kryeministri i ndal dhe tek ekonomia shqiptare, e cila ka pasur rritjen më të lartë në Europë.
“Kjo ekonomi ka pasur një rritje rekord në eksportet e saj me 54% rritje nga të cilat 7% janë energji, 17% minerale, 51% janë manifrakture, produkte bujqësore. Investimet e huaja jane rritur me 8 here krahasuar me vitin 2005.Investimet publike jane më të larta, me 8% GDP në infrastrukturë.Të ardhurat njohen rritje të ndjeshme, 95% e planit ose 8.5% më shumë se vitin e kaluar”.
 

Më tej, Berisha theksoi se rrogat dhe pensionet kanë patur rritjen me të madhe, në një kohë ku qeveritë, vendet e Be-së dhe rajonit, të cilët ngrinë deri në 20%.
“Kjo qeveri realizoi arritjen me të madhe. Me gjithe keto arritje, aparati shteteror rëndon mbi taksapaguesit shqipatr me 6%, kundrejt 15% që rendin vendet e tjera”.
Kryeministri Berisha, në konferencën e fundvitit deklaroi se Shqipëria ka arritur më tej një sukses të madh, Shqipërinë dixhitale. “Kemi instaluar internet falas per qytetaret shqiptare”.
 

Jo vetëm kaq, nje sukses të jashtëzakondshëm përbën dhe arsimi dhe rritja e cilësisë.
“Arsimi ka njohur zhvillimet pozitive. Kemi shënuar % më të lartë në Europë dhe në botë të kalimit të nxënësve të kalimit nga klasat e nënta në shkollat e mesme. Këto kater vite ishin vendimtare. 91% e nxënesve janë ulur në bankat e shkollave të mesme, pasi kaluan klasën 9-vjecare.70% e studentëve të cilët kanë mbaruar maturën shtetërore janë drejtuar drejt universiteteve”.
 

Pas arsimit, vendimtare mbetet dhe sistemi shëndetësor.“Reformat në shëndetësi janë më të vështira, por Taks Forca kanë shënuar arritjet më të larta. Nesër qeveria miraton ligjin e ri të sigurimeve shëndetësore”.
 

Kreu i qeverise,me tej theksoi se Shqiperia do te kete infrastrukturen rrugore me te mire.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›