E Shtunë, 31 Tetor 2026

BerishaVrasja e gruas sirene e fuqishme alarmi

Në ditën e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut dhe në javën kundër dhunës ndaj grave, kryeministri Sali Berisha ka theksuar se vrasja e gruas përbën një sirenë të fuqishme alarmi. I pranishëm në konferencën kundër dhunës ndaj grave kryeministri është shprehur se vrasja e gruas në këto 20 vite është më e madhja në dy shekuj, ndërsa sipas tij fenomeni i dhunës në familje po rritet.

“Dhuna ndaj grave është dhunuesi më imadh i të drejtave dhe lirive të njeriut”-deklaroi ai.

Berisha garantoi se qeveria e tij do të bëjë gjithçka për të mbështetur liritë dhe të drejtat e grave, sepse sipas tij nuk mund të jetë edukim të fëmijëve, kur ata përjetojnë terrorin e dhunës në familje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›