E Diel, 1 Nëntor 2026

Orikum burri masakron per xhelozi gruan shtatzene

Një 33-vjeçare nënë e dy vajzave 3 dhe 7 vjeçe, dhe shtatëzanë me fëmijën e tretë, është vrarë barbarisht e goditur me sqepar nga bashkëshorti I saj.

Ngjarja ka ndodhur në Orikum mbrëmjen e të djelës, ndërsa 34-vjeçari Shpëtim Çeliku e ka denoncuar ngjarjen si vrasje, duke krijuar një alibi për të përjashtuar autorësinë e tij.

12 orë pas krimit, policia e Vlorës deklaroi se ka arrestuar 34-vjeçarin si të dyshuarin kryesor për vrasjen e të shoqes Manushaqe.

Ngjarja vjen në ditën ndërkombëtare të të drejtave njeriut dhe në javën e sensibilizimit për parandalimin e dhunës ndaj femrave.

Sipas policisë, Shpëtimi kishte të paktën 2 ditë që e dhunonte dhe e rrihte të shoqen, derisa mbrëmjen e të djelës e ka masakruar atë. Ndërsa për motiv, policia deklaron se është ai i një grindjeje për shkaqe xhelozie.

Dy vajzat Xh. Çeliku dhe A.ÇELIKU, 7 dhe 3 vjeçe, janë dërguar në jetimoren e Vlorës, ku janë marrë në kujdesin e personelit të shtëpisë së fëmijës, deri në gjetjen e një zgjidhjeje për kujdestarinë e tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›