Berishaambasadorit të Kinës: Të forcojmë marrëdhëniet tradicionale
Kryeministri Sali Berisha ka pritur në një takim ambasadorin e ri të Kinës, Ye Hao. Berisha shprehu besimin për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve radicionale midis dy kombeve, si dhe zgjerimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të ndërsjellët.
Ambasadori Ye Hao ka informuar kreun e qeverisë për një sërë projektesh që ambasada e Kinës parashikon të realizojë për periudhën në vijim në bashkëpunim me qeverinë shqiptare.
Ambasadori Hao i bëri më dije Kryeministrit Berisha edhe projektin e Bankës Kineze për Zhvillim për të financuar në hartimin e planeve zhvillimorë që qeveria shqiptare parashikon në fushën ekonomike.
Në fund Berisha shfrytëzoi këtë takim për ti përcjellë Presidentit Hu Jintao, Kryeministrit Wen Jiabao edhe popullit kinez përshëndetjet dhe urimet për një Vit të Ri të mbarë edhe pse Kina feston një ditë të tillë në mesin e muajit shkurt.