“Presidentin do ta zgjedh me Kushtetutën që hartova me Ramën”
26/12/2011 Kryeministri Berisha për situatën politike tek “Ora News” me gazetarin Patrik Sadikaj
Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se ka bërë marrëveshje me kreun e opozitës Edi Rama për ndryshimin e Kushtetutës së Shqipërisë, në respektim të së cilës mazhoranca qeverisëse do të zgjedh edhe Presidentin e Republikës në mesin e vitit të ardhshëm. Sipas tij, janë pikërisht këto ndryshime që garantojnë zgjidhjen e kreut të shtetit pa kaluar vendin në ngërç dhe në zgjedhje të parakohshme. Gjatë një interviste për “Ora Neës”, dhënë gazetarit Patrik Sadikaj, numri një i qeverisë refuzoi në këtë mënyrë kërkesën e kreut të PS-së për një emër konsensual të propozuar me pranimin e PD-PS. “Ky vend nuk mund të bëhet nëse nuk konsolidon Kushtetutën e tij. Me z. Rama ne ramë dakord që presidenti të zgjidhje 50 +1 vota, çka i dha mundësinë Kushtetutës të funksionojë, sepse përndryshe vendi do të shkonte në zgjidhje. Tani kërkohet të rikthehemi te ai varianti grek që e çoi Greqinë në zgjedhje“, tha Berisha. I pyetur për deklaratën e kreut të PS-së, për një president konsensual, sipas kryeministrit në politikë nuk ka konsensus, por kompromis. “Nëse Rama merr përsipër të votojë kandidaturën e mazhorancës, ne nuk kemi asnjë problem“, - deklaroi ai. Kreu i ekzekutivit refuzoi të përmend apo komentojë ndonjë emër brenda mazhorancës që do të mund të propozohet nga e djathta për postin e kreut të shtetit, duke refuzuar gjithashtu komentet edhe rreth kandidatit të vetëshpallur Fatos Nano për këtë post. “Çdo drejtues i PD-së, i ka kualitetet për të qenë minister, kryeministër dhe president. Por në mendjen time nuk ekziston asnjë emër i vetëm për postin e presidentit dhe kemi një afat kohor 6 mujor për ta diskutuar”, tha Berisha. Kryeministri komentoi edhe pozicionin e Presidentit Topi në krye të KLD-së, duke e bërë përgjegjës kryesor për gjendjen në të cilën ndodhet sot sistemi gjyqësor. Në lidhje me krisjen e marrëdhënieve me Topin, Berisha tha se nisi nga ligji I lustracionit dhe me ndryshimet në kushtetutë. Duke theksuar se Topi ka qenë agresiv ndaj mazhorancës
Listat e hapura
Kryeministri refuzoi kërkesën e partive të vogla për ndryshimin e Kodit Zgjedhor sa i takon listave të hapura për kandidatët për deputetë. “Ato janë lista që i japin hapësirë parave. Listat duhet të hartohen me frymë demokratike dhe përzgjedhëse por jo të hapura. Ato do i japin mundësi që të fortit dhe parellinjtë të kenë atë hapësirë që nuk duhet ta kenë as me forcë e as me para”, tha ai.