Topalli në Shkodër: Investimet në shëndetësi, ndër prioritetet kryesore
Spitali rajonal i Shkodrës ka tashmë pranë tij një godinë të rikonstruktuar, të spitalit psikiatrik. Shiriti i inagurimit, i të cilit është prërë nga kryeparlamentarja Jozefina Topalli dhe ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili. Gjatë fjalës së saj kryeparlamentarja Topalli ka deklaruar se ky është një investim shumë i rëndësishëm, duke bërë diferencën dhe duke i sjellë Shkodrës një spital me kushte bashkohore.
“Asgjë më të rëndësishme nuk ka se sa shëndeti, jeta është çdo gjë që ne kemi! Midis kushteve të vështira që kanë qenë më përpara në shërbim të shëndetit mendor, ne sot ofrojmë kushte moderne përmes një investimi të qeverisë që ka vlerën rreth 1 milionë dollarë dhe që është i pajisur dhe do të pajiset edhe në të ardhmen me mjetet që i shërbejnë atyre që kanë probleme shëndetësore” tha Kryetarja e Kuvendit”,u shpreh ajo.
Vizita e kryeparlamentares Topalli ka vijuar edhe me inagurimin e skanerit në spitalin rajonal të Shkodrës, si një investim po kaq i rëndesishëm që plotëson spitalin me logjistikën e nevojshme për kryerjen chek up-it, nga qytetarë dhe banorë të rajonit të Shkodrës.
“Me anë të kontrollit mund të parandalojmë sëmundjet që në dukje duken fatale por që në fakt mund të kthehen në të kurueshme. Kështu shpëtojmë jetën dhe e bëjnë më të lartë cilësinë e saj, familjes duke mos sjellë preokupime, halle dhe shqetësime, edhe fëmijëve, bashkëshortëve apo të dashurve të tyre. Unë shfrytëzoj këtë rast t`u bëj thirrje juve që jeni në kontakt me të sëmurët, me familjarët, të ftoni nënat, motrat dhe gratë e qarkut të Shkodrës që me vendosjen e skanerit të ri të bëjnë kujdes për të bërë kontrollin e duhur që është i nevojshëm të bëhet në krye të disa muajve apo në krye të vitit” tha Kryetarja e Kuvendit.
Këto dy investime të rëndësishme kapin shifrën e 1.5 milion eurove, investime këto të cilat nuk do të ndalen me kaq në spitalin rajonal të Shkodrës, i cili është në fazën e fundit të rikonstruksionit të plotë të tij.