Berishën dhe Ramën ‘i bashkon’ urimi për talentin shqiptar, Elhaida Dani
TIRANË- Kryeministri Sali Berisha ka uruar Elhaida Danin për suksesin e madh e të rrallë në "The Voice of Italy", mbrëmjen e djeshme.
Në rrjetin social "Facebook", shefi i qeverisë shkruan se "këngëtarja e talentuar Elhaida Dani arriti një sukses të shkëlqyer. Këngëtarja shkodrane ngadhnjeu, zuri vendin e parë në "Voice of Italy", konkursin e talenteve më të mira të Italisë”.
Berisha shprehet në mesazhin e urimit që "le të urojmë përzemërsisht të gjithë së bashku Elhaidën për suksesin e saj spektakolar".
Ndërkohë, edhe kreu i PS-së, Edi Rama nuk ka harruar të shprehë emocionet e tij për triumfin e 19-vjecares shqiptare në Itali.
“Elhaida Dani një yll që shkëlqen mrekullisht duke rrezatuar forcën e talentit të një kombi. Urime me shpirt dhe faleminderit me mirënjohje, shkruan Rama në ‘Twitter”.
(e.m/BalkanWeb)