E Diel, 1 Nëntor 2026

Rreh nusen kafshërisht ditën e parë të martesë, i thirri me emër tjetër

ITALI- Nata e parë e martesës është shndërruar në një makth për një nuse të re të sapomartuar në Itali. E reja, mësohet se është masakruar nga bashkëshorti i saj , në një hotel të Beneventano në Itali, pasi gabimisht e ka thirru me një emër tjetër.

Jo vetëm nusja e re ka dalë e gjakosur dhe me brinjë të thyera nga gjithë kjo histori, por edhe dhoma e hotelit ku do të kalonin natën e parë të martesës, është shkatërruar tërësisht.

Mediat italiane, shkruajnë se alarmin e ka dhënë vetë bashkëshorti dhunues, i cili pasi ka përdorur dhënë kafshërore nga gruas së tij të re ka lajmëruar recepsionin.

Çifti i ri, të dy të shkolluar, i përkisnin familjeve të ngritura të kësaj zone.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›