E Diel, 1 Nëntor 2026

Berishën e tërbon projekti i opozitës, del nga dy herë në javë në mbledhje qeverie për të mashtruar për buxhetin

Share

Kryeministri ka mbledhur ministrat e tij edhe të premten në mbrëmje për tu folur për arritjet ekonomike të qeverisë. Nuk i ka mjaftuar e mërkura, por kërkon të flasë për ekonominë shqiptare edhe të premten. Duket se e ka tërbuar projekti ekonomik i opozitës shqiptare, ndaj gjen çdo rast për të treguar se ekonomia është mirë e nuk po rrënohet siç thotë opozita dhe institucionet ndërkombëtare. Këtë të premte foli për buxhetin e tha se do jetë më i madhi në histori. Mediat, të cilat për hir të vërtetës nuk para kuptojnë nga kjo punë, thonë se është superbuxhet, prej të cilit gjysëm milion dollarë (?!) do shkojnë për infrastrukturën. Në të vërtetë qeveria ka përgatitur për herë të parë në dy dekadat e fundit një projektbuxhet për vitin e ardhshëm, i cili është neto më i vogël në të ardhura dhe shpenzime se sa buxheti i rishikuar i këtij viti. Sipas një analize të gazetës Shqip, e cila ka siguruar një kopje të projektbuxhetit, tregon se të ardhurat parashikohet të jenë 356 miliardë lekë, ose 2.3 për qind më të ulëta se sa buxheti i rishikuar i vitit 2011. Shpenzimet parashikohet të jenë 395 miliardë lekë, ose 3.5 për qind më të ulëta se sa buxheti i rishikuar i këtij viti. Rritja ekonomike nominale parashikohet të jetë 4.1 për qind në krahasim me parashikimin e PBB-së për këtë vit. Shpenzimet kapitale të financuara me burime të brendshme do të përgjysmohen, ndërsa buxheti do të kryejë më shumë investime me financime të huaja, të cilat konsistojnë në kredi të buta të dhëna nga institucionet financiare ndërkombëtare.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›