Pr/buxheti për 2012 shkon për miratim në qeveri

Ministria e Financave dorëzoi në datën 21 tetor në qeveri, projektbuxhetin e shtetit për vitin 2012.
Burimet theksuan se pas një periudhe tre javore shqyrtimesh, kërkesash nga ministritë dhe institucionet buxhetore, drafti u dorëzua në Këshillin e Ministrave.
Kryeministri Sali Berisha, pak ditë më parë theksoi gjatë mbledhjes së radhës së qeverisë se, buxheti i vitit të ardhshëm do të jetë më i madhi në historinë e vendit dhe pavarësisht rrethanave të krizës ekonomike, nuk do të ketë shkurtime të shpenzimeve në infrastrukturë për të realizuar programin qeverisës.
Burimet theksuan se ruajta e një deficiti të ulët dhe reduktimi i borxhit publik pritet të karakterizojnë buxhetin e vitit të ardhshëm.
Prioritet në ndarjen e fondeve të buxhetit të vitit të ardhshëm do të kenë projektet e nisura tashmë. Megjithatë, drafti përfundimtar i buxhetit do të paraqitet sot pasdite nga Kryeministri. Pas miratimit në Këshillin e Ministrave, projektbuxheti do të kalojë për diskutim në Parlament. I gjithë procesi parashikohet të mbyllet deri në fillim të muajit dhjetor./Start/
2011-11-04 15:29