CEZ ankimon në gjykatë gjobat e METE-s

Kompania CEZ Shpërndarje ankimon në gjykatë gjobat e vëna prej ministrisë së ekonomisë tregtisë dhe energjitikës.Fabiola Haxhillari drejtoreshë e komunikimit pranë CEZ në një prononcim për shtyp u shpreh se gjoba e vendosur është e padrejtë dhe pikërisht për këtë çështje ka shkuar në gjykatë. Sipas Haxhillarit këto masa të marra nuk i shërbejnë zgjidhjes së problemit.
Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës ka vendosur një gjobë të re për kompaninë CEZ Shpërndarje, në shumën e 500 mijë eurove. Kjo masë erdhi vetëm një javë pas gjobës së parë, prej 30 milionë lekësh të reja, vendosur për CEZ Shpëndarjen nga Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë. DPM, në vijim të kontrolleve pas ankesave të qytetarëve shqiptarë, ka vërejtur shkelje dhe abuzime të shumta të kompanisë CEZ përsa u takon vënies së sahatëve.