E Shtunë, 31 Tetor 2026

Censusi, Nurja: Regjistër ekonomik për ndërmarrjet

Instituti i Statistikave (INSTAT) ka prezantuar sot të dhënat e censusit për ndërmarrjet ekonomike ku vihet re se shumica e tyre janë të ndërtuara kryesisht në Tiranë dhe Durrës.

Drejtoresha e INSTAT Ines Nurja ka deklaruar se nga të dhënat e censusit vetëm 26.4 përqind e ndërmarrjeve menaxhohen nga femrat ndërsa ka theksuar se do të krijohet regjistri i ndërmarrjeve locale.
 

“Me këtë regjistër çdo prefekturë do të ketë regjistrin e saj për çdo ndërmarrje duke ofruar një panoramë të ndërmarrjeve mbi aktivitetin, statusin, pronësinë, numrin e të punësuarëve” ka theksuar Nurja.

Duke iu referuar të dhënave të mbledhura, Nurja ka bërë me dije se 50% e ndërmarrjeve aktive të regjistruara janë krijuar në vitet 2005-2009 ndërsa ka shtuar se ekonimia shqiptare është e drejtuar drejt shërbimeve.

Sipas ministrit Pollo, ky Census krahas atij të popullisë dhe banesave është një publikim që do japë panoramë të plotë ekonomike të vendit, që nga rilindja e kapitalizmit shqiptar.

“Në të do të gjëjmë shpjegim pse BB na klasifikon në vende me të ardhura të mesme e të larta, pse GPD është në rritje të shpejtë. Përmes censusit krijojmë regjistër për çdo prefekturë e qark” ka theksuar Pollo.

Sipas tij, Censusi për ndërmarrjet jo bujqësore është kryer brenda parametrave të kërkuara nga EUROSTAT ndaj këto të dhëna do jenë të krahasueshme në nivel rajonal dhe më gjerë.

“Kombinimi i censusit të popullsisë dhe banesave me këtë të ndërmarrjeve jo bujqësore do të krijojnë panoramë të gjendjes social ekonomike dhe data bazën e një sistemi statistikor modern” ka theksuar më tej Pollo.

Nga ana e tij ambasadori i BE-së në Tiranë Ettore Sequi ka theksuar se censusi është një hap i rëndësishëm për të pasur informacione më të plota statistikore në Shqipëri. “Qëllimi kryesor i censusit koniston në përmirësimin e drejtimit ekonimik për të pasur një zhvillim ekonomik më të mirë, por për të gjitha këto kërkohen më shumë burime njerëzore për të pasur edhe një program statistikor më të efektshëm” ka theksuar Sequi.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›