E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liverpool fillon me humbje, Arsenali me barazim

Dy skuadrat e mëdha angleze që synojnë majat e Premier Ligës, Arsenal e Liverpool, nuk e kanë nisur mirë sezonin e ri të garave.

Derisa “topçinjtë” kanë ndarë pikët në “Emiratës” me Sunderlandin duke luajtur pa gola, ndryshe, ‘të kuqte’ e Anglisë kanë pësuar disfate në udhëtim tek WestBromvich prej 3-0. Golat për nikoqirët i shënuan Gera (43), Odmwingie (60) dhe Lukaku (77).

Fitore të thellë ka shënuar Fulham që para tifozëve të vet deklasoi Norwich prej 5-0. Me rezultat identik ka fituar edheSwansea që nëtransfertë e demoloi QPR.

I rikthyer në Premier Lige, WestHam e ka nisur me fitore edicionin e ri të garave, pasi që mundi AstonVillën prej 1-0. Golin e vetëm për vendësit e shënoi Nolan (40).

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›