E Diel, 1 Nëntor 2026

Berlin, Topalli fton biznesin gjerman të rrisë prezencën në Shqipëri

09-02-2012 / Gazeta 55

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli takon Kryetarin e Parlamentit të Landit të Berlinit, Ralf Ëieland

Në ditën e dytë të vizitës së saj në Gjermani, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli zhvilloi tetë takime të ndryshme. Në njërin prej këtyre takimeve, ajo u prit nga Kryetari i Parlamentit të Landit të Berlinit. Biseda me kryetarin, Ralf Ëieland dhe me anëtarët e tjerë të këtij institucioni ishte po ashtu shumë e rëndësishme dhe shume konkrete, e para e këtij lloji në këto 20 vite. Kryeparlamentarja shqiptare, Topalli i foli për Shqipërinë, për bukuritë e saj natyrore, për potencialet dhe resurset e ndryshme pasurore, për mundësitë që ofron për zhvillim biznesesh dhe mundësitë e mëdha konkrete në fushën e energjetikës, infrastrukturës, të bashkëpunimit financiar bashkëpunimit kulturor etj.

Topalli shfrytëzoi rastin për ta ftuar kryepërfaqësuesin e qytetarëve të landit të Berlinit për të ardhur në Shqipëri si i ftuar i veçantë i Kuvendit të Shqipërisë.

Pas takimit, Presidenti i Parlamentit të Landit të Berlinit, Ralf Ëieland dhe Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli për mediat, vlerësuan marrëdhëniet mes dy vendeve. Presidenti i Parlamentit të Landit të Berlinit, Ralf Ëieland tha se në takimin me kryeparlamentaren shqiptare, bisedoi për bashkëpunimin më të mirë midis Berlinit dhe Republikës së Shqipërisë. “Kryetarja e Parlamentit të Shqipërisë, përmendi përparësitë, anët e forta të ekonomisë së Shqipërisë, dhe si mund të nxitet më shumë bashkëpunimi ekonomik dhe  interesi i investitorëve gjermanë për të ardhur në Shqipëri. Unë besoj se fusha të bashkëpunimit mund jenë fusha e turizmit por edhe teknologjia e gjelbër, apo edhe energjia e ripërtëritshme dhe turizmi”- tha kryeparlamentari berlinez, Ralf Ëieland.

Nga ana e saj, kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli vlerësoi se midis Landit të Berlinit dhe Shqipërisë ka mundësi të pafundme, potenciale të jashtëzakonshme bashkëpunimi. “Për mua ishte një nder i veçantë të takoj dhe të uroj për detyrën e re kryetarin e Parlamentit të Landit të Berlinit. Është kontakti i parë që vendoset midis Parlamentit të Shqipërisë dhe atij të Berlinit. Unë e ftova kryetarin e Parlamentit së bashku me parlamentarë të tjerë të këtij Parlamenti, që të vizitojnë Shqipërinë, sepse midis Landit të Berlinit dhe Shqipërisë ka mundësi të pafundme, potenciale të jashtëzakonshme bashkëpunimi, natyrisht me qëllimin për të rritur praninë e bizneseve gjermane në Shqipëri edhe në fusha të tjera. Landi i Berlinit është një ndër landet më të fuqishme në Gjermani dhe bashkëpunimin midis Parlamentit të Berlinit dhe atij shqiptar, unë e konsideroj një ndër boshtet më të rëndësishme të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Gjermanisë”- tha Topalli.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›