Federata Angleze: Kapelo ishte dakord per Terrin
ANGLI- Ndërsa Fabio Kapelo dhe gruaja e tij kanë lënë Londrën, për t’u rikthyer në Itali, drejtuesit e Federatës Angleze janë vënë në lëvizje për gjetjen e një trajneri të ri. Tekniku italian ka lënë Anglinë, duke publikuar edhe një letër falënderimi për tifozët dhe drejtuesit e Federatës, për t’u rikthyer në vendlindjen e tij, Itali.
Ndërkaq, presidenti i Federatës Angleze Devid Bernshtajn, në një konferencë shtypi të mbajtur në Londër, ka deklaruar se trajneri i ri jo domosdoshmërisht do të jetë anglez edhe pse të gjitha mediat flasin për teknikun e Totenhehmit Herri Rednap. “Do të jetë një diskutim i gjatë dhe do të hartojmë një listë emrash me personat kyç, - deklaroi kreu i Federatës Angleze. – Do të kërkojmë të gjejmë personin më të përshtatshëm, që nuk do të jetë domosdoshmërisht një anglez”, shtoi Bernshtajn. Ai foli edhe për largimin e Fabio Kapelos, të cilin e falënderoi për punën e bërë. Por, sipas tij, tekniku italian në fillim ishte dakord për heqjen e shiritit të kapitenit Xhon Territ.
“E informova Kapelon përpara se të nxirrja një komunikatë zyrtare, - tha presidenti i Federatës. – Fabio e pranoi vendimin. Pastaj, në një intervistë në një televizion italian, tha se nuk ishte dakord. Ndryshoi mendimin e tij dhe kjo krijoi probleme, sepse e shfaqi mbështetjen për Terrin në një mënyrë të gabuar. U takuam për një mbledhje, folëm dhe më pas ai dha dorëheqjen, të cilën ne e pranuam”, shtoi Bernshtajn.
E ndërkohë, mediat angleze kanë listuar gabimet e trajnerit italian, ndërkohë që lojtarë si Runi apo Ferdinand, kërkojnë që tekniku i ri të jetë anglez. Një koment i veçantë ka ardhur edhe nga kryeministri Devid Kameron, që ka deklaruar se Kapelo gaboi që mbrojti Xhon Terrin, për një çështje kaq delikate sa racizmi.
(el.me/A.Latifi/BalkanWeb)