E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekstradohet nga Greqia një 29-vjeçar, i akuzuar për shitje droge

TIRANË - Një shtetas i shpallur në kërkim për shitje narkotikësh u ekstradua sot nga Greqia. Burime zyrtare nga Policia e Shtetit bënë të ditur sot se, Zyra e Interpol Tiranës ekstradoi nga Athina, shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar, Gentjan Taullaj, 29 vjeç.

Ndaj tij, Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg’, për kryerjen e veprës penale të “prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike'.

29-vjeçari akuzohet se në datën 25.11.2009, në fshatin Maminas, Durrës, në bashkëpunim me shtetasin Gëzim Gjika, ka transportuar një sasi prej 109 kg lëndë narkotike, të llojit Kanabis Sativa, e cila më pas do të trafikohej drejt Kosovës.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›