E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berlin, dënohet ish agjenti i BND-së

BERLIN- Një ish agjent homoseksual i Shërbimeve sektere gjermane (Bnd) është dënuar dje me mbi dy vjet burg sepse ka zbuluar informacione të cilësuara si “top secret” përkthyesit të tij, të dashur gjatë një misioni në Kosovë.

Ish agjenti Anton Robert K. (për arsye të privatësisë nuk është zbuluar identiteti), ushtarak në karrerë, prej shumë vitesh punonte nën shërbimin e Bnd.

Ish përkthyesi i tij, njeriu për të cilin Anton K kishte braktisur familjen është Murat A. Anton K ishte dërguar në Prishtinë në shkurt të 2005 për të formuar një rrjet informatorësh të besueshëm në kryeqytetin e Kosövës. Pak javë më vonë punësoi si përkthyes personal Murat A, të riun i cili ishte rritur në Gjermani, por me origjinë shqiptare nga Maqedonia.
Pak kohë më pas të dy u dashuruan dhe kishin nisur të bashkëjetonin. Pikërisht në këtë moment sipas akuzës, ish agjenti kishte filluar të zbulonte informacione sekrete të dashurit të tij, madje këto informacione i ka zbuluar “edhe në krevat” . Të dy u arrestuan në Gjermani në mars të 2008. Dje ish agjenti është deklaruar fajtor për mashtrim dhe dhunim të sekreteve shtetërore dhe është dënuar nga gjykata federale me dy vjet e tre muaj burg. Ndërsa i dashuri, i cili dyshohej se këto informacione Ia kishte dhënë organizatave kriminale është dënuar me 1 vit e 2 muaj burg me kusht. Sipas Deutsche Welle gjykata hodhi poshtë këtë aktakuzën pasi mungonin dëshmitë e mjaftueshme dhe u dënua për akuzën e bashkëpunimit në rastin e mashtrimit me përfitim ekonomik. Sipas Gjykatës ata ia kishin fshehur BND-së faktin, që Murat A. në Gjermani nuk ishte në marrëdhënie pune dhe e kishin mashtruar kështu Shërbimin duke vënë në llogari dëmshpërblime për humbje fitimesh në një shumë prej gjithsej 14.700 Euro.
(shenim: Fotoja eshte marre nga faqja online e Deutsche Welle)
(s.g/Ansa/Deutsche Welle/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›