Arrestohet “Mbretëresha Kolumbiane e Kokainës”
BUENOS AIRES- Ka përfunduar në pranga e ashtuquajtura “Mbretëresha Kolumbiane e Kokainës”. Një ish mis, e dyshuar për drejtimin e një bandë me vajza të reja që trafikonin drogën nga Argjentina në Europë u arrestua në Buenos Aires.
Policia e ndaloi 31 vjeçaren në një hotel të kryeqytetit argjentinas pas një hetimi disa mujor. Enxhi Sanklemente Valencia u zhduk pak kohë më parë, pikërisht kur autoritetet argjentinase e paditën atë për trafik kokaine.
Sipas autoriteteve, Valencia punësonte vajza të reja, të bukura dhe shpesh modele që udhëtonin në klasin e parë të linjave ajrore, për të trafikuar drogë.
Ish modelja dhe aktorja pati fituar konkursin më të rëndësishëm të bukurisë në Kolumbi në vitin 2000, por u shkurorëzua pak kohë më pas, për shkak se kishte gënjyer mbi faktin se ishte beqare.
Valencia i ka mohuar akuzat, ndërsa avokati i saj tha se ajo druhej të dorëzohej tek autoritetet nga frika se mos abuzonin me të në burg.
(e.n/News24/BalkanWeb)