Greqi, ish minsitri socialist, 200 mije markave nga Siemens
ATHINE- Ish-ministri socialist grek i Komunikacionit, Anastasios Mantelis pranoi dje para një komisioni paralamentar se ka marrë të paktën 200 000 marka gjermane nga kompania "Siemens", në vitin 1998. Mantelis tha se i kishte marrë paratë si donacione për zgjedhjet parlamentare duke shtuar se nuk bëhej fjalë për ryshfet. Ai përgjënjeshtroi informacionin e një qytetari gjerman se ka marrë ryshfet nga "Siemens"-i në një vlerë prej 10 milionë markash.
Autoritetet greke filluan hetimet me rastin e nënshkrimit të shumë marrëveshjeve, në vitin 1997, mes kompanisë gjermane "Siemens" dhe kompanisë shtetërore greke për telekomunikacionin "Hellenic telecommunication" (OTE S.A) për vendosjen e teknologjisë dixhitale.
Një ditë më parë ministri i financave greke informoi se në kuadër të luftës së korrupsionit dhe evazionit fiskal kishte pushuar nga puna 20 zyrtarë ndërsa dhjetra të tjerë ishin nën procesin e verifikimit të pasurive.
(s.g/atsh/BalkanWeb)