E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berlin, vidhet laptopii ambasadëskosovare

BERLIN- Në Ambasadën e Kosovës në Berlin është vjedhur laptopi i markës IBM, në të cilin ishin futur të dhënat e kosovarëve që jetojnë në Gjermani, më saktë aplikantët për letërnjoftimet dhe pasaportat kosovare. Fjala është për pajisjen që Ministria e Brendshme e Kosovës i kishte dërguar edhe në tre konsullata të tjera, Bruksel, Paris dhe në Zyrih nga fundi i nëntorit e deri pak para mbajtjes së zgjedhjeve të 12 dhjetorit, njofton gazeta Zëri ne Prishtine. Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Jashtme dhe ajo e Punëve të Brendshme e Kosovës, megjithëse gjatë gjithë ditës së enjte të dy ministritë kanë dhënë lajme kontradiktore për ngjarjen. Ministria e Jashtme fillimisht mohoi vjedhjen, për të ftuar gazetën më vonë në zyrat e saj që ta konfirmojë se vjedhja e laptopit, megjithatë ka ndodhur. Ndërsa, ushtruesi i detyrës së shefit të Agjencisë së regjistrimit civil në Ministrinë e Brendshme, Blerim Camaj deklaroi se “në momentin e parë që kemi marrë informatën se kjo pajisje është vjedhur, ne kemi bllokuar të gjitha mundësitë që personi, i cili e ka marrë atë, të ketë qasje në të dhënat e kompjuterit”.
(NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›