Egjipt, përpjekjepër evakuimine kosovarëve
PRISHTINE- Ministria e Jashtme e Kosovës, përmes ambasadës së saj në Ankara dhe ndihmës së Ministrisë së Jashtme të Turqisë, po bën përpjekje të identifikojë qytetarët kosovarë në Egjipt.
Zëvendës/ministrja në largim e Punëve të Jashtme, Vlora Çitaku, tha se procesi i evakuimit po realizohet me vështirësi, pasi që shumë qytetarë nuk kanë dokumente të Republikës së Kosovës.
Bëhet e ditur se Ambasada e Kosovës në Ankara po kujdeset të pajisë me dokumente të gjithë personat e identifikuar si shtetas kosovarë.
Rreth 15 qytetarë janë evakuuar në Bosnjë e Hercegovinë, ndërsa 30 të tjerë në Stamboll të Turqisë.
Vlora Çitaku bëri të ditur se edhe kryetari i AKR-së, Behxhet Pacolli, ka ndërmarrë hapa për evakuimin e kosovarëve.
Zv/ministrja në dorëheqje tha se tërheqja e qytetarëve nga Kajro paraqet sfidë edhe për faktin se Egjipti nuk e ka njohur Kosovën.
(e.n/rel/BalkanWeb)