Isa Mustafa Jo deputet, vetëm kryetar komune
PRISHTINE-Kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës, Isa Mustafa, i cili udhëheq LDK-në, ka vendosur të mos jete deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Edhe pse i kishte hyrë garës në zgjedhjet e përgjithshme të 12 dhjetorit për të marrë votat e elektoratit për LDK-në, “Koha Ditore” citon sot se Mustafa ka vendosur të mos i përfaqësojë qytetarët, të cilët e votuan për postin e deputetit.
Ndonëse ka fituar vota të mjaftueshme për këtë post, Mustafa përfundimisht do të mbajë postin e kryetarit të Komunës së Prishtinës. Mustafa, i cili i prin listës së LDK-së me 130.213 vota të fituara në zgjedhjet e jashtëzakonshme, me vendimin e tij e ka njoftuar edhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Burime të gazetës brenda këtij institucioni kanë treguar se njoftimi i Mustafës është diskutuar të enjten në KQZ, institucion ky i cili pritet që në ditët në vijim t’ia kthejë përgjigjen Mustafës, partia e të cilit në përbërjen e re të legjislativit do të përfaqësohet me 27 deputetë.
Njoftimin për lirim të postit nga Mustafa ndërkohë e ka konfirmuar të enjten për gazetën edhe kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka.
“Ai e ka njoftuar KQZ-në se do ta lirojë postin e deputetit dhe ne do ta bëjmë zëvendësimin e tij konform nenit 112.2 të Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme”, është shprehur Daka.
Gazeta ka kuptuar se në vend të Isa Mustafës postin e deputetit do ta ushtrojë kandidati Sali Asllanaj, i cili ka fituar 7.388 vota dhe kishte qenë në listë të pritjes.
Asllanaj është kryetar i Degës së LDK-së në Suharekë dhe është anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së.
(d.b/BalkanWeb)