Nishani pret kreu e drejtesise se EULEX-it
Tirane 4 Shkurt 2011 NOA/ E.Tirana 8211 Ministri i Drejtesise z.Bujar Nishani priti sot ne nje takim kortezie z. Silvio Bonfigli kreu i komponentit te drejtesise te EULEX-it znj. Maria Guliana presidente e Asamblese se Gjyqtareve te EULEX si dhe kreun e prokurorise se EULEXz. Johannes Van Vreeswijk.
Ne qender te bisedimeve dypaleshe ishte njohja me veprimtarine qe ushtron komponenti i drejtesise se EULEX-it si pjese e asistuese e Ministrise se Drejtesise se Kosoves dhe institucioneve te tjera te drejtesise. Roli qe ka pasur EULEX ne reformimin e sistemit gjyqesor kosovar pjesemarrja ne Keshillin Gjyqesor si dhe roli ndihmes qe luan EULEX prane autoriteteve te hetimit.
Me tej ne frymen e bashkepunimit te ndersjelle mes Ministrit te Drejtesise z. Bujar Nishani dhe kreut te Drejtesise se EULEX z. Silvio Bonfigli u shkembyen mendime mbi disa draft- marreveshje te perbashketa per ndihmen e ndersjelle juridiksionale ekstradimet dhe transferimet me Republiken e Kosoves te cilat presin formimin e qeverise se re per tu miratuar.
Ministri shprehu gatishmerine e tij me qellim qe ndihma e ndersjelle ne fushen e bashkepunimit ndergjyqesor te jete e shpejte dhe efikase si dhe shfaqi gatishmerine e tij ne miratimin e draft marreveshjeve te hartuara me ekspertizen e dy paleve.
Ministri Nishani shprehu gatishmerine e tij per te bashkepunuar me EULEX mbi ceshtjet e ngritura ne raportin e deputetit zviceran Dik Marti.
Nga ana tjeter drejtuesi i EULEX-it per drejtesine z. Silvio Bonfigli vleresoi gatishmerine e Qeverise Shqiptare per bashkepunim. Ne lidhje me raportin e Martit ai u shpreh se ka kerkuar paraqitjen e provave mbi akuzat e ngritura ne raport.
Ne mbyllje z. Silvio Bonfigli deklaroi se e konsideronte kete takim nje takim kortezie te rendesishem per hapat e metejshem te bashkepunimit ne kuader te modernizimit te institucioneve kosovare te drejtesise.
e.t/NOA
TagsEULEX Johannes Van Vreeswijk Maria Guliana Nishani Silvio Bonfigli Tirane