E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbretëria e Omanit vendi i 75-të që njehKosovën si shtet

PRISHTINE- Mbretëria e Omanit, në jugperëndim të Azisë është vendi i 75-të që ka njeh Kosovën si shteti i pavarur dhe sovran.
Lajmin e ka bërë të ditur zëvendësministrja në largim e Punëve të Jashtme, Vlora Çitaku.

Omani është një shtet, përkatësisht Mbretëri, që nuk njeh shtete në formë eksplicite, por këtë e bën përmes komunikimit dhe vendosjes së marrëdhënieve diplomatike”, ka thënë zonja Çitaku, në një takim me gazetarët.

Shteti i Omanit ka përcjellë njohjen e Kosovës si shtet tek ambasada e Republikës së Kosovës në Londër.
Omani gjendet në jugperëndim të Azisë, në kufi me Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabinë Saudite dhe Jemenin.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›