E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berlinale, 'Cezari duhet të vdesë' merr çmimin 'Ariu i Artë'

BERLIN- Çmimi ''Ariu i artë'' i festivalit ndërkombëtar të filmit në Berlin, i quajtur ndryshe Berlinale, e mori dje në mbrëmje filmi italian Cezari duhet të vdesë' (Cesare deve morire) me regji të vëllezërve Paolo dhe Vittorio Taviani.

Filmi është një adoptim i lirë i tragjedisë së Shekspirit 'Julius Caesar'.

"Uroj që ata që do ta shohin filmin, të mendojnë që edhe një i burgosur, mbi të cilin rëndon një dënim i tmerrshëm, është dhe mbet një njeri. Dhe kjo falë fjalëve madhështore të Shekspirit”. Kështu ka komentuar menjëherë pas marrjes së çmimit Vittorio Taviani.

Çmimi i dytë shkoi për filmin 'Diaz, non pulire questo sangue', i Daniele Vicari në kategorinë e filmave (Panorama Audience Award for Best Feature 2012). Filmi tregon historinë e shkollës Diaz në Genova ku tregohet bastisja e dhunshme e saj nga polica në ditët e G8 në Genova në vitin 2001.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›