E Diel, 1 Nëntor 2026

Agjenti i Policise Dajtit Tentove te me vrisje

Batutat me Policin U arratise nga banjoja e gjykates. Dajti Sjam nga ata qe arratisem nga banjoja


Deshmitari Plagose nje kalimtar dhe iu vure pas Kastrito Feskajt per ta vrare


TIRAN- Agjenti i policise me inicialet P.S. qe mesditen e dates 7 gusht 2009 mundi ti shpetoje bresherive te plumbave te Dritan Dajtit i thirrur me cilesine e deshmitarit te prokurorise akuzoi te pandehurin qe e veshtronte nga mbrapa hekurave te salles se gjyqit i ulur ne karrigen me rrota se kishte tentuar ta vriste duke qelluar drejt tij me dy plumba.


I ulur prane tavolines qe ndodhet ne mes te salles se gjyqit qe sherben si banka e deshmitareve qe dalin para trupes gjyqesore te Gjykates per Krime te Renda deshmitari P.S. i tregoi togave te zeza se si i pandehuri Dajti kishte tentuar ta vriste ne momentin qe policia kishte tentuar ta arrestonte. Gjithashtu deshmitari i P.S. i shpjegoi trupes gjyqesore se ka qene po i pandehuri Dajti qe ka qelluar edhe ne drejtim te adoleshentit F.Shamku qe mbeti i plagosur dhe ne drejtim te oficerit Kastriot Feskaj qe mbeti i vrare nga mbrapa shpines.


Gjate rrefimit te oficerit ne sallen me dyer te mbyllura nuk munguan edhe pyetjet e te pandehurit Dajti drejtuar agjentit P.S. Por pa arritur te perfundoje deshmine e tij togat e zeza u detyruan te nderpresin seancen gjyqesore pasi mbrojtesi i te pandehurit Ergest Xhoxhi avokat Arben Qeleshi u largua nga salla e gjyqit me pretendimin se kishte nje proces tjeter gjyqesor. I pandehuri Dajti ne kete seance gjyqesore mbrohej nga avokat kryesisht pasi avokatet e zgjedhur prej te pandehurit dhe familjes mungonin per disa seanca.


Deshmia

Ne oren 800 te mengjesit u thirrem nga eproret ne Drejtorine e Policise per nje mbledhje.


Aty mesuam per operacionin per arrestimin e Dritan Dajtit pasi ishte identifikuar vendi ku banonte ne Durres. U be plani operacional dhe u ndane detyrat per vezhgimin e ndjekjen e makines se Volkseagen Touareg me ngjyre te zeze me targa italiane CR 535 FR. U nisem nga Tirana per ne zonen e plazhit ne Durres vetem pak metra nga vendi i quajtur rruga e pistes Iliria.


Rreth ores 1400 automjeti me te cilin udhetonte Dajti ndaloi ne afersi te kryqezimit qe te con per tek pista e vogel Iliria. Ne kete kohe grupi u afrua drejt mjetit te Dajtit me tri vetura.


Une isha ne nje veture Golf blu bashke me agjentin A.Xh. Ne automjetin e dyte Ford Fiesta ishin Kastriot Feskaj dhe F.M. Ne mjetin e trete Renault gri ishin P.L. F.G e Sajmir Duckollari. Altin Dizdari u afrua tek mjeti Touareg me nje motor tip skuter ngjyre bezhe. Eprori Fatos Xhani ishte ne kembe ne afersi te pallatit bashke me disa agjente te tjere. Afer makines shkoi Fatos Xhani dhe thirri Ndal Policia.


Nga brenda mjetit nisen te shtenat. Une bashke me efektivin e ndjere Feskaj dhe agjentin F.M u afruam per te arrestuar tre personat qe ishin ne cep te pallatit duke biseduar. Une kapa per krahesh nje person rreth 25 vjec 1.80 meter i gjate dhe e rrezova ne toke. Ne ate moment nisen te shtenat dhe nxora pistoleten. Personi qe mbertheva u ngrit e iku me vrap.


Feskaj iu vu pas ndersa F.M. arrestoi Ergest Xhoxhin. Ne kete kohe ne drejtimin tim Dajti qelloi dy here. Une u shtriva dhe personi me pistolete ne dore mendoi se me vrau. Dajti u nis drejt Feskajt por para i doli nje adoleshent te cilin e qelloi ne kembe. Me pas ai ndoqi Feskajn qe me pas u vra. Kur Dajti u rrezua iu afrova dhe e prangosa. Ai kerkonte qe ta vrisnim- deshmoi agjenti P.S perpara gjykates.


Debatet dhe batutat me Dajtin

Deshmitari P.S. iu pergjigj edhe disa pyetjeve te te pandehurit Dritan Dajti mes tyre edhe asaj qe kishin dijeni policet se ai ishte ne kerkim dhe pse ishte ne kerkim. Ne e dinim qe ishe ne kerkim pasi kishe ikur nga tualeti i Gjykates se Shkalles se Pare ne kryeqytet dhe e dinim se ishe ne kerkim-mesohet se i eshte pergjigjur deshmitari P.S. Por Dajti ka reaguar duke shtuar se nuk kam ik nga tualeti por nga salla e gjyqit-ka thene Dajti.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›