E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rifillojnë shfaqjet në teatrin kombëtar të fëmijëvë

TIRANË - Teatri Kombëtar për Fëmijë do të shfaqë gjatë muajit janar katër shfaqje të ndryshme, realizime të sezonit të kaluar, ndërkohë që priten edhe premiera të reja për fëmijë.
Duke filluar që këtë fundjavë ky teatër do të japë për fëmijët shfaqjen "Semi gjeti një këpucë", me regji të Bakie Baboçit, skenar të Naum Priftit dhe muzikë të Edmond Zhulalit. Ndërsa në role interpretojnë aktorët Jorida Meta, Donika Ramollari, Marilda Furxhi, etj.
Ndërsa fundjavën e dytë të janarit do të shfaqet pjesa me kukulla "Magjistari i Oazit". Në ketë pjesë një stuhi rrëmben një vajzë dhe e çon në vëndin magjik, ndërkohë që ajo duhet të takohet me magjistarin që mund ta ndihmojë të kthehet në shtëpi.
Në datat 22-23 janar do të shfaqet pjesa për fëmijë "Çipkot" me regji të Leonard Deliut, skenar të Aurora Qazimit dhe me aktorët Leonard Deliu, Shegushe Bebeti, Alma Pina dhe Donika Ramollari.
Ndërsa në fundjavën e fundit të muajit janar, Teatri Kombëtar për Fëmijë do të shfaq pjesën "Ulërimat e Pyllit”, e realizuar sezonin e kaluar.
Të shtunën shfaqjet fillojnë në orën 11:00, ndërsa të dielën ka dy shfaqje në oraret 10:30 dhe 11:30.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›