AQSHF, janari muaji i Anagnostit në 75-vjetorin e lindjes

Gjatë tri javëve të janarit do të shfaqen filmat “Plagë të vjetra”, “Lulëkuqet mbi mure” dhe “Përrallë nga e kaluara”, si dhe dokumentarët “Të dielat në Tiranë” e “Përjetësi”. Këta dy të fundit u ndaluan nga sistemi komunist, madje “Përjetësi” shfaqet për herë të parë në ekranin e madh të kinemasë. Filmat dhe dokumentarët që do të shfaqen janë realizime të viteve 1968-1987, periudhë në të cilën Anagnosti ka realizuar mbi dhjetë filma që mbahen mend nga publiku edhe sot.
Shfaqja e filmave në kinemanë e AQSHF-së fillon në datën 12 janar dhe vazhdon deri në fund të muajit, ndërkohë që gjatë shfaqjes së tyre do të jetë i pranishëm edhe vetë regjisori. AQSHF e ka shpallur janarin si muajin e Anagnosti në kuadër të 75-vjetorit të lindjes, të cilin ai e feston në 23 janar.
Dhimitër Anagnosti është regjisori i shumë filmave si “Komisari i dritës”, “Malet me blerim mbuluar”, “Në shtëpinë tonë”, “Kthimi i ushtrisë së vdekur”, “Duel i heshtur” etj dhe pothuajse në të gjithë filmat e tij skenarin e ka shkruar vetë. Filmi i fundit i Dhimitër Anagnostit është “Gjoleka djali i Abazit”, i realizuar në vitin 2005 dhe fitues i dy çmimeve ndërkombëtare në Itali.
2011-01-07 16:38
[