Berlini: Asnjë ndihma financiare për Greqinë
BERLIN- Qeveria gjermane ka kundërshtuar njoftimet e medieve për mundësinë e dhënies së ndihmave financiare për Greqinë e zhytur në borxhe. Athina me forcat e veta duhet të marrë përgjigjësinë për stabilitetin në euro-zonë, deklaroi ministria e Financave. Gazeta franceze "Le Monde" kishte njoftuar, se disa vende të euro-zonës shqyrtojnë mundësinë e dhënies së ndihmave Greqisë, ndër ta edhe Gjermania dhe Franca. Kryeministri grek Jorgos Papandreu theksoi në forumin ekonomik botëror në Davos, se vendi i tij do të zgjidhë vetë problemet dhe nuk do t'i lutet BE-së për ndihmë. Greqia në vitin 2009 kishte një deficit shtetëror prej 12,7 përqind, më të lartin në të gjitha vendet e euro-zonës. (dw/balkanWeb)